Pas një ndjekje të gjatë nga forcat e Guardia di Finanza, më në fund një gomone e fuqishme, e drejtuar nga dy shqiptarë nga Vlora është ndaluar.
Në të kishte një sasi prej 7 kuintalësh kanabis, e cila kapte një vlerë monetare prej 7 milionë eurosh.
Aksioni është finalizuar pranë brigjeve të Barit, teksa dy të arrestuarit janë identifikuar me inicialet T.K 45 vjeç dhe D.Q, 40 vjeçar.