Ky është palestinezi Nahedh Abdelwahed, i cili emigroi në Shqipëri në vitin 2016, duke u pajisur me leje pune dhe tani ai gëzon lejen e qëndrimit të përhershëm në vendin tonë.
Vitin e kaluar ai shkoi për të vizituar familjen në Gaza, ku ndodhet i bllokuar bashkë me familjen, si pasojë e agravimit të luftës Izrael-Hamas.
“Unë i kërkoj qeverisë shqiptare të më ndihmojë mua dhe familjen time, të na nxjerrë nga Rripi i Gazës, në Kajro. Siç mund ta shikoni pas meje në këtë shtëpi ku unë jetoj është e shkatërruar nga forcat ushtarake izraelite. Këtu ku unë jetoj dhe në të gjithë Rripin e Gazës është e njëjta situatë. Në kushtet kur unë kam një leje qëndrimi në Shqipëri, i lutem qeverisë së Shqipërisë të na evakuojë prej Gazës drejt Kajros, e më pas të rikthemi në Shqipëri. Çdo gjë këtu në Rafa, qytetin ku unë jam është shkatërruar përfshi xhamitë dhe kishat”, thotë Nahedh Abdelwahed.
Nahedh Abdelwahed e bazon këtë kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare, në ligjin shqiptar për të huajt ku në nenin 96 thuhet: “Banorët afatgjatë gëzojnë të drejtat ekonomike, shëndetësore dhe sociale, të njëjta me shtetasit shqiptarë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Pas apelit për ndihmë në Top Channel, të dy shqiptaro palestinezëve Amal Ashour dhe të vëllait Iliad, u vu në lëvizje Ministria e Punëve të Jashtme, e cila së bashku me ambasadën tonë në Egjipt, mundën t’i evakuojnë nga Gaza në muajin Nëntor 2023.
Ata tani jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Tiranë.
/f.s
Neni 96 vlen per ata qe jetojne ne Shqipperi per ndonje pension social apo vizite te mjeku. Asnje detyrim nuk ka Shqipnia ndaj ketij zotnise. Asnje vend nuk eshte aq budalla te marre palestineze ne keto momente. Po cfare nuk pret nga kozmopolitet e Tiranes e kane zakon te behen me pape se papa.