Në Gjykatën e Lartë presin për t’u gjykuar 885 cështje të tilla ku qytetari është përballë ministrive të ndryshme që nga ajo e Brendshme deri tek e Shëndetësisë, OSHEE, policinë, autoritetin rrugor, bashkitë dhe IKM, kjo e fundit ndër më institucionet më të akuzuar për shkaktim dëmi nga aksionet për ndërtimet pa leje.
Por paditë më rënda janë ato që lidhen me dëmtimin e jetës së qytetarëve si dëmshpërblimet për familjarët e të viktimave të Gërdecit apo të të gjymtuarve nga kjo tragjedi, të të dëmtuarve nga energjia elektrike, arbitrariteti i policisë apo vrasjet nga polici si ajo e Armando Skandaj, 16 vjecarit që u qëllua për vdekje nga një oficer në vitin 2010.
Drejtësia qe e vonuar për prindërit e Armandos, që sipas avokatit të tyre Ferdinant Ndoja, do të përballen me rigjykimin e autorit një ish-oficer i arratisur pas krimit.
Ferdinant Ndoja: Cështja administrative varej nga cështja penale . Përfundoi çështja penale dhe atëherë pastaj iu drejtuam gjykatës me kërkesë për dëmin e shkaktuar. Unë përfaqësova familjarët e tij, prindërit dhe vëllain dhe motrën e Armandos.
Anila Hoxha: Cila vazhdon të jetë vështirësia e këtij procesi?
Anila Hoxha: Çfarë pezulloi Gjykata e Lartë?
Ferdinand Ndoja: Ekzekutimin e vendimit.
Anila Hoxha: Me çfarë argumenti?
Ferdinand Ndoja: Mbase u mbështet tek vendimi tjetër i Gjykatës së Lartë që prishi çështjen penale.
Anila Hoxha: Dhe ata nuk kanë një përgjigje nga viti 2010 pse u vra djali i tyre 16 vjecar nga policia?
Ferdinand Ndoja : Edhe sot e kësaj dite nuk ka një vendim që dmth ky është autori që ka vrarë atë fëmijë. Sepse prapë ai është i dyshuar si më parë nuk është me një vendim të formës së prerë. Shiko, familja edhe gjatë gjykimit, pati shumë pakënaqësi. Në momentin që ata iu drejtuan gjykatës me ankim për zvarritje të cështjes penale.
Anila Hoxha: Për hetimin ndaj policit?
Ferdinand Ndoja: Për hetimin ndaj policit. Ajo cështje gati -gati ishte e mbyllur. Vetëm ankesat e tyre u bënë që u thelluan një cik, por jo si duhet. Mirëpo të gjitha këto e vunë në vështirësi familjen dhe u reflektuan në gjyqin administrativ, bile është për tu habitur sepse përfaqësuesi i shtetit, avokatura e shtetit, përfaqësuesi i ministrisë deri në momentin e fundit i ka kërkuar gjykatës të mos pranojë kërkesë padinë.
Anila Hoxha: Pse nuk e njihnin që 16 vjecari, që ishte vrarë nga një efektiv policie, apo me cfarë argumenti?
Ferdinand Ndoja : E lidhnin me shkakun se, ne kemi qenë në ndjekje, dmth shteti ka qenë në ndjekje të njërit prej tyre që ishte në makinë dhe ky ishte një rast fatkeq thonë ata dhe ska përse të cdëmtoj shteti.
Anila Hoxha: Është ky një precedent normal? Gjykata e Lartë tërhoqi vëmendjen Avokaturës së Shtetit që nuk mund të bëjë rekurse të tilla thjesht për forca.
Ferdinand Ndoja: Bëjnë ankime si e si të zvarriten./m.j