Po planifikoni pushime verore në plazh? Kurseni para dhe shmangni turmat duke u larguar nga vendet e preferuara të Mesdheut dhe duke shkuar drejt destinacioneve më pak të njohura, shkruan Richard Collett në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.
Harroni Korfuzin apo Bregun e Amalfit, pasi këtë vit parashikohen çmime më të larta dhe turma vizitorësh në Greqi dhe Itali.
Në vend të këtyre ne ju rekomandojmë të zgjidhni plazhet buxhetore të Shqipërisë.
Nëse jeni mërzitur me kostot e larta në Costa del Sol, atëherë ka ardhur koha të vizitoni brigjet më pak të njohura të Shqipërisë, Polonisë, Rumanisë dhe madje edhe Gjeorgjisë.
Nga Baltiku në Detin e Zi, ne kemi përmbledhur shtate destinacionet e lira të plazhit për vitin 2024 ku përfshihen Vlora, Shqipëri; Provinca Pomerania, Poloni; Batumi, Gjeorgji; Ishujt e Turqisë; Vama Veche, Rumani; Marsa Matruh, Egjipt; Smiltyne, Lituani.
Vlorë, Shqipëri
Me plazhet me rërë të bardhë që shtrihen në detin Jon, Riviera Shqiptare po bëhet shpejt destinacioni i plazhit të Evropës Jugore.
Qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, Vlora ka një shëtitore rreth 5 kilometra të veshur me palma, plazhe me rërë të bardhë dhe mbetje betoni të bunkerëve komunistë.
Eksploroni limanet e fshehura të Gadishullit të Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar të Sazanit me udhëtime me varkë në plazh, ose me biçikletë në plazhin dhe Lagunën e Nartës, ku një komunitet grek kujdeset për një manastir ishull të shekullit të XIII.
Shkëputuni nga dielli, deti dhe rëra me një shëtitje në qytetin e vjetër të Vlorës duke u zhytur nëpër shekujt e historisë greke, romake, bizantine, osmane dhe shqiptare.
Vlora është dy orë larg me makinë nga Tirana.
Udhëtimet me varkë kushtojnë 21,40 paund dhe vendqëndrimet private si “Hotel Liro” vetëm për të rritur ofrojnë luks me çmime buxhetore, dhoma dyshe për 65 paund./m.j