Familjarët e kundërshtojnë një gjë të tillë për shkak se IML në ekspertizën e saj shkaku i vdekjes ka rezultuar narkoza që i është dhënë 3-vjeçarit.
Në një kërkesë të famijarëve drejtuar Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e procedurave për dërgimin e letërporosisë për ekspertë të huaj rezulton se këto dy institucione kundërshtojnë njëra-tjetrën në përgjigjet zyrtare që iu kanë kthyer familjarëve.
Sipas Prokurorisë letërporosia dërgohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga prokuroria./m.j