Në kulmin e presionit nga Greqia për lirimin e Fredi Belerit dhe bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes së tij, një reagim i ashpër vjen nga kreu i PDIU-s, Shpëtim Idrizi.
Kandidaturën e Belerit në Bashkinë e Himarës nga koalicioni Berisha-Meta në zgjedhjet vendore të 14 majit, Idrizi e vlerëson të gabuar, pasojat e vendimit që sipas tij Shqipëria po i vuan tani.
“Marrëdhëniet e mira miqtë e mi, nuk mund të kalojnë nga gjakprishuri Beleri. Ata po na kërcënojnë me veton për integrimin.
Të vendosësh sot Belerin kandidat për një bashki shqiptare, nuk i bën mirë shqiptarëve.
imagjinoni sikur politika, qeveria shqiptare, vetë ne të kishim bërë për Çamërinë, aq sa ka bërë qeveria greke për një copë Beler”, tha ai.
Deklaratat për reflektim, Idrizi i bëri në aktivitetin e organizuar në kujtim të masakrës çame, në 33-vjetorin e shoqatës patriotike “Çamëria”./m.j