Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, është shprehur se Listat e Hapura 100% krijojnë vështirësi në promovimin e figurave të reja politike.
Komentet Pëllumbi i bëri në Euronews Albania, ku komentoi punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ai tha gjithashtu se përderisa partitë politike ekzistojnë, atëherë sipas tij, kryesia e këtyre partive duhet të ketë ndikim në zgjedhjen e deputetëve, pasi në të kundërt, nuk do ekzistonin forcat politike.
“Kushtetuta thotë se lista e deputetëve duhet të jetë jo më pak se 2/3 e hapur. Një listë 100 % e hapur i krijon vështirësi një personi jo shumë të njohur, një të riu. Partitë politike janë ato që janë mes pushtetit dhe elektoratit.
Kjo ideja që krijohet se kryetari ka këtë fuqi, apo kryesia ka këtë fuqi, nuk është kështu. Nëse njerëzit që do të vendoseshin vetë, nuk kishte rëndësi që të ishin partitë politike. Përsa kohë janë partitë politike, normal që ndikojnë në emrat që vendosen. Politikanët duhet të diskutojnë dhe vendosin se cili variant është më i mirë.
Ne kemi për të diskutuar votën e emigrantëve. Edhe këtu ne duhet të diskutojmë me ekspertë të fushës. Por ne mendojmë se e kemi bërë detyrën tonë, por janë aktet nënligjore që vendosin për votën e emigrantëve. Ajo që PS e ka kërkuar me forcë është depolitizimi i sistemit zgjedhor. Nëse do të biem dakord që të kemi edhe votim dhe numërim elektronik, atëherë kjo bëhet më e thjeshtë”, tha Pëllumbi./m.j
Fidhuan zagaret e k/hajdutit per reformen zgjedhore,ishte me se e qarte monstra e vicidolit e k/hajduti nuke duan ndryshimin e sistemit zgjedor.