Sali Berisha ka dalë sërish në tarracën e banesës për ajrosje, ndërsa është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Ndryshe nga hera e fundit, ku në rrjet u bë virale videoja ku Berisha bënte ecje në verandë, këtë herë Berisha duket më i fustruar.
Kujtojmë se dhe në një deklaratë për mediat, pasi u mor në pyetje nga SPAK, Berisha u shfaq i hutuar teksa nuk i ndali sulmet ndaj prokurorëve.
Berisha është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla.
/a.d