Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Hebreje-Bet Izrael Kosova, njofton kumtesa ministore, transmeton Koha.net.
Nëpërmjet këtij memorandum, MKRS-ja dhe Bashkësinë Hebreje-Bet Izrael Kosova, janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit; në avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy popujve dhe thëllimin e bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.
Po ashtu, ky memorandum, ka për qëllim që të mundësojë që objektet e trashëgimisë kulturore të popullit dhe të kulturës hebraike që gjenden në territorin e Kosovës, të evidencohen si të tilla, dhe njëkohësisht të shtohet përkujdesja për objektet e lartpërmendura, duke përfshirë marrjen e masave për ruajtjen dhe shfrytëzimin e tyre.
Po ashtu, nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen për ngritjen e Qendrës Kulturore Hebraike në Prishtinë dhe për Sinagogë.
Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët për kulturën, sportin dhe trashëgiminë kulturore, por edhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.
Ndërsa Ruzhdi Shkodra, kryetari kësaj bashkësie e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kësaj bashkësie, dhe njëkohësisht u shpreh se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.