Policia e kryeqytetit njoftoi sot se dy persona janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Mësohet se shtetasit Matilda Mertini dhe Deivis Muka janë prangosur pasi dyshohen për vjedhjen e plot 10 makinave.
Sipas policisë, dy shtetasit përmes një pulti bllokonin mbylljet e makinave duke i vjedhur kështu pa pasur nevojën e thyerjeve.