Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka vendosur të kuptojë perceptimin e qytetarëve mbi spektrin poltik të majtë e të djathtë.
Të pyetur mbi partitë kryesore dhe liderët e tyre, të dhënat nga përgjigjet e qytetarëve tregojnë se liderët dhe partitë perceptohen të zhvendosur në ekstreme ne dy vitet e fundit.
Për shembull Edi Rama dhe Partia Socialsite në sytë e qytetarëve janë më të majta sot se dy vjet më parë, dhe e njëjta gjë vihet re edhe për liderët e tjerë të Partisë Demokratike dhe partive të opozitës të zhvendosur në ekstremin e kundërt, atë të djathtë.
Të dhënat tregojnë si më poshtë:
Edi Rama, perceptohej si shumë i majtë nga 57% e qytetarëve në 2022, ndërsa në 2023 janë 82,8 % e qytetarëve qe e perceptojnë atë si shumë të majtë.
Sali Berisha, ishin 59 % e qytetarëve që e perceptonin si shumë të djathtë në 2022 dhe janë rritur në 74.9 % ata që sot e shohin si shumë të djathtë.
Lulzim Basha është perceptuar si shumë i djathtë nga 38% e të pyeturve në maj të 2022 dhe është rritur perceptimi i tij si shumë i djathtë në 46,4 % në 2023.
Ndryshe paraqitet Ilir Meta në perceptimin e qytetarëve në dy matje në kohë të ndryshme. Në 2022 45.5% e perceptonin Ilir Metën si mesatarisht të majtë dhe vetëm 1.1% e perceptonin si shumë të djathtë. Ndërsa sot perceptimi për të ka ndryshuar thelbësisht, dhe 27.7% e shohin Metën si shumë të djathtë.
/a.d