Analisti Lorenc Vangjeli komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve mbi spektrin politik të majtë e të djathtë.
Përgjigjet treguan se Edi Rama dhe Partia Socialiste në sytë e qytetarëve janë më të majta sot se dy vjet më parë, dhe e njëjta gjë vihet re edhe për liderët e tjerë të Partisë Demokratike dhe partive të opozitës të zhvendosur në ekstremin e kundërt, atë të djathtë.
Sipas Vangjelit perceptimi i qytetarëve është krejtësisht i përmbysur me thelbin e asaj që është realisht.
“Duke nisur që me faktin që majta dhe e djathta në Shqipëri janë konvencion, ka vetëm ndarje lart poshtë, në pushtet në opozitë. T’ju bëj një provokim; nëse diktatura nuk do ishte shembur në ‘90, me të gjitha gjasat Rama do kishte përfunduar në skuadrën e pushkatimit nën akuzën për poliagjent, ndërsa Berisha do ishte nga skuadra e pushkatimit. Majko do vazhdonte të ishte sekretar i Partisë Komunistë ndërsa Basha do ishte zëvendësi i tij. Meta mund të ishte drejtor i hidrocentralit të Fierzës”, tha Vangjeli.
/a.d