-Një avari me ujin tek kryqëzimi i rrugës ‘Vorpsi’ me rrugën ‘Ded Gjo Luli’ në kryeqytet është rikuperuar nga punëtorët e bashkisë pas sinjalizmit nga banorët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook”, shkruan se është “e lehtë të kritikosh e të mallkosh, më e vështirë të punosh! Rikuperuam avarinë me ujin te kryqëzimi i rrugës ‘Vorpsi’ me rrugën ‘Ded Gjo Luli’. Faleminderit për mirëkuptimin e sinjalizimin”.