Kryeministrin Edi Rama, analisti Baton Haxhiu e konsideron si politikan me autoritetet të pakontestueshëm në Shqipëri.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Kryeministri e përcakton vetë kursin e tij politik.
“Ajo që unë i ndaj në faktor pozitarë dhe opozitarë, domethënë që politika dominante e pozitës ka të bëjë me mungesën e ndarjes së pushtetit. Rama e ka një autoritet të pakonstestueshëm dhe nuk ka person të dytë, të tretë. Të kesh diskurs, të jesh i fuqishëm në vendimmarrje dhe të mos reagojë askush, domethënë autoriteti i njeriut të parë të PS e mbyt atë që quhet dëshirë për një pluralizëm brenda sistemit qeverisës. Rama me diskurs intelektualisht dhe mënyrën se si qeveris, nuk honeps fare asnjë prej njerëzve. Ai është njeriu që përcakton kursin e tij qeverisës. Kjo është arsyeja e parë”.
Por gjendjen në të cilën ndodhet politika shqiptare, Baton Haxhiu e sheh një pjesë të problemit edhe tek opozita.
“Ku është problemi i opozitës? Ka rezistencë të dobët dhe është për faktin se në mënyrë jo politike, ka dalë jashtë sistemit kur u bënë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Ata njerëz nuk kanë kuptuar asgjë nga politika. Domethënë i kanë bërë dhuratë Ramës jo këtë mandatin e tretë, por dhe të katërtin për arsye se ti bindësh njeërezit, që të ndërtosh rrjetin dhe besueshmërinë, do kohë. Ndërkohë, në këto 10- vite, kemi 900 mijë njerëz minus në jetën tonë sociale. Tek ky element mirëqenia është më e madhe te këta njerëz që përfitojnë nga kjo qeverisje e Ramës dhe nuk janë pak. 400 mijë socialistë që janë brenda strukturës janë ata që janë luajalë ndaj sistemit. Fakti që përfitojnë nga kjo, dhe fakti që fëmijët e tyre përfitojnë, një pjesë e njerëzve që duhet të ekzistonin nuk ekzistojnë, s’janë, janë diku tjetër në Perëndim, kanë ikur. Ata që kanë mbetur nuk bëjnë politik, ajo që quhet sot konferencë për shtyp, nuk është model i komunikimit”.
Mënyrën e të bërjes së opozitës, analisti Baton Haxhiu e vlerëson si të dobët dhe kjo ndikon edhe në fuqizimin e pushtetit të Kryeministrit.
“Rezistenca e dobët e opozitës është lufta për veten. Dhe kjo është pasojë e atyre 6 viteve që s’kanë qenë në pushtet. Ndërkombëtarët bëjnë përpjekje për ta formalizuar një opozitë të fortë? Po kë të formalizojnë? Pavarësia e dobët e mediave, domethënë mediat janë projektues kryesor të asaj që pushteti me diskursin e vetë e tregon të vërtetën e tyre. Kur nisesh për një bojkotim, kur nisesh për refuzim të pushtetit, atëherë i shkon deri në fund, nuk mundesh ta krijosh imagjinatën për një rezistencë maksimale dhe të përfundosh i turpëruar maksimalisht”, theksoi Baton Haxhiu.
/a.r
Po ja fute kote o baton se k/hajduti fiton mandatin e 4 katerte,shqiptaret do ta nxjerrin ga politika k/hajdutin e banditet e tje.Viti 2025 eshte fundi i ktije shume tjerve si ky,ktu do jemi do shohimi ne 2025.