Detaje të reja janë zbuluar për arsyen që mund ta ketë çuar oficerin e policisë së Durrësit drejt vetëvrasjes pasditen e kësaj të enjteje.
Si pasojë e një konflikti me komshiun polic, që përfundoi me plagosje, kanë bërë që viktimës t’i kërkohet largimi nga detyra.
Sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave dhe fqinji i tij ka qenë polic më parë, informon top channel.
Pas sherrit në vitin 2022 e kanë denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij./m.j