Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj në një lidhje me skype në emisionin “Breaking” në Top News tha se rrëzimin e kërkesës për heqjen e masës “arrest në shtëpi” do ta dërgojë në Gjykatën e Lartë.
“Masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohej, jo të shtrëngohej më tej, u shkel Kushtetuta, Berisha nuk i shmanget as procesit gjyqësor as hetimit, qëllimi nuk është aspak në dobi të ligjit, por krejtësisht politik, adresuam shkeljet e rënda proceduriale, do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha Gjokutaj./m.j