Arlind Hashani është i riu shqiptar që akuzohet për vrasjen e Ahmed Jama në Camden të Londrës.
Fillimisht u vunë në pranga katër të rinj, si të dyshuar për vrasjen. Më 4 janar, një 21-vjeçar u vu në pranga si i dyshuar për vrasje.
Më 7 janar, një 25-vjeçar u arrestua me dyshimin se po ndihmonte kriminelin. Dy 25-vjeçarë u arrestuan më 17 janar me dyshimin për komplot për të kryer vrasje.
Ata u liruan me kusht, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeinspektori i Hetimit, Neil Raëlinson, deklaroi se duhet menjëherë të gjendet shqiptari.
“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet si i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij duhet të telefonojë policinë”, u shpreh ai./m.j