Cristiano Ronaldo njihet për veprat e tij humane, ku në qendër janë padyshim fëmijët. Këtë radhë, ylli i futbollit ia ka bërë ëndrrën realitet 5-vjeçarit jetim nga Palestina, Ahmed Daëabsha, i cili humbi të gjithë familjen e tij pas një sulmi në Izrael.
Përmes një fushate në rrjetet sociale, u realizua dhe një takim më vonë mes të miturit dhe Ronaldos. Ky i fundit pranoi që të paguajë të gjitha shpenzimet për 10 operacionet që duhet kryejë vogëlushi, pasi mbeti i dëmtuar nga një shpërthim që ndodhi në Izrael.