Një i mitur 5 vjeç është plagosur rëndë në një fshat të Vlorës, pasi është goditur nga freza e tokës aksidentalisht.
E.Aliraj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka humbur shumë gjak.
Teksa, raportohet për mungesë të gjakut te Trauma, familjarët e të miturit së bashku me Shoqatën e Infermierëve kanë shpërndarë njoftimin dhe një numër kontakti për të ndihmuar 5 vjeçarin.
“Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku. Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658”, shkruhet në njoftim.
/a.r