Një studim i vitit 2014 nga Universiteti ‘Emory’ ka treguar se sa e rëndësishme mund të jetë diferenca në moshë mes një mashkulli dhe femre, kur është fjala për suksesin e një marrëdhënie.
Studimi analizoi 3,000 njerëz dhe gjeti se sa më e madhe të ishte diferenca në moshë mes mashkullit dhe femrës, aq më të vogla ishin gjasat për t’u ndarë.
Një diferencë prej pesë viteve nënkupton se ju keni 20% më pak gjasa për t’u ndarë, ku me rritjen e diferencës rritet edhe përqindja e kësaj, transmeton Gazeta Express.
Kështu, sipas studimit të këtij universiteti, diferenca prej dhjetë vjet e më shumë garanton një marrëdhënie shumë më të suksesshme.
Studimi gjeti gjithashtu se sa më gjatë të qëndrojnë së bashku një çift, gjasat janë më të vogla për t’u ndarë. Nëse i keni bërë dy vite bashkë, keni 43% shanse më pak për t’u ndarë.