Ligji për koncesionet Partneritet Publik – Privat do të ndryshojë. Zv.ministrja e financave, Vasilika Vjero gjatë fjalës së mbajtur në komisionin e ekonomisë tha se qeveria ka ngritur një grup pune i cili është në përfundim të rishikimit të kuadrit ligjor.
Drafti i rishikuar do të dorëzohet së shpejti për diskutime në në kuvend
Deputetja Milva Ekonomi tha se drafti po përpunohet edhe me asistencën e ekspertëve të huaj.
Aktualisht në Kuvend kanë shkuar disa propozime për të rishikuar ligjin për koncesionet të cilat i janë bashkangjitur grupit të punës të ngritur nga qeveria.
I fundit ka qenë një propozim i bërë nga deputeti socialist Laert Duraj.
/f.s