Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha ka mbajtur një ligjeratë të gjatë politike.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.
“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur.
Pyetje konkrete: kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë listën. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin.
Pse u ndryshua ligji i sporteve. Në 2007 u bë të jepej me koncesion, në 2008 u rikthye te ligji i pronave.
Rama është personi… nëse Berisha s’ka asnjë firmë në procesin e blerjen, ia ka një sërë firmash. Akuza që më bëhet se e ndryshova destinacionin për të favorizuar Malltezin, është njësoj si të thuash se bleva Ramën për të favorizuar dhëndrin. Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që injoroni emrin e Ramës, kur gjykata e ka dënuar”.
/a.r