Oficerët e forcave të armatosura amerikane në një bazë në Ishujt Marshall kanë përjetuar momente tmerri kur valët e mëdha goditën bazën ushtarake duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Në videot nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke tërhequr zvarrë tavolina, karrige dhe disa njerëz që u përpoqën të mbaheshin ku mundeshin për të shpëtuar.
Incidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit të së shtunës. Një person mbeti i plagosur, ndërsa ushtria amerikane evakuoi të gjithë personelin joluftarak nga baza.
Përveç bazës ushtarake, dallgët përfshinë edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap. Për shkak të dëmeve ato do të qëndrojnë të mbyllura për disa javë.
Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve pasi përtej restorantit uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.
/a.r
View this post on Instagram