Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, për të cilën pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt, ka përplasur 2 avokatë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Avokati i tij mbrojtës, Roland Islami thotë se Dervis Hasi ka pasur 4 të dashura, të cilat i quan gra, teksa ka thënë se sipas tij, është më mirë që nuk i ka mbajtur fshehtas.
Nga ana tjetër, avokatja Alesia Balliu është revoltuar nga deklaratat e avokatit Roland Islami, të cilit i ka thënë që po mbështet një kauzë amorale.
Roland Islami: Legjislacioni jonë, Kodi i Familjes në nenin 7 e ka rregulluar bashkëjetesën para noterit, citon: 2 persona mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe të vendosin para noterit të drejtat dhe detyrimet që vijnë. I martuar ose i pamartuar…
Blendi Fevziu: Nuk thotë martesë dhe disa bashkëjetesa.
Alesia Balliu: Ti po flet për amoralitet në këtë studio duke dhënë një mesazh shumë të gabuar për shoqërinë.
Blendi Fevziu: Të dashurat nuk ndalohen me ligj, por ai thotë se i ka pasur gra.
Roland Islami: Të dashurat i ka pasur dhe i quan gra.
Alesia Balliu: Nga bashkëjetuese, kalove tek të dashura. Të paktën qëndroji një linje.
Roland Islami: Ku është ndryshimi mes të dashurës dhe bashkëjetueses? Apo se e dashura mbahet fshehtas dhe bashkëjetuesja bëhet publike? Më mirë një k*rvëri fshehtas se sa një k*rvëri publike?
Alesia Balliu: Ti po mbështet një kauzë amorale.
Roland Islami: Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka k*rvëruar fshehtas. Ti po legjitimon k*rvërinë dhe fsheh gjënë publike.
Alesia Balliu: Prindërit për çfarë e akuzuan? Që është çdo gjë kaq normale sa e bën ti në këtë studio? Po jo pra!
Roland Islami: Është krejtësisht normale përderisa është pëlqimi i të dy palëve në mes.
/a.r