Ditën e sotme (22 janar) i Ngarkuari me Punë nga ambasada amerikane në Shqipëri, David Ëisner ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe anëtarë të tjerë të këtij institucioni.
Zaçaj gjatë takimit e vuri theksin në peshën e rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit sa i takon kompetencave mes organeve shtetërore si dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore.
Mes të tjerash, ajo evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik duke theksuar se me rëndësi është ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues duke u mbështetur vetëm tek ligjet.
Në përfundim, u cek edhe numri në rritje i çështjeve si dhe pamjaftueshmëria e buxhetit për mjetet financiare dhe njerëzore të kësaj gjykate./m.j