Ushtria amerikane ka disiplinuar më shumë se dhjetë pjesëtarë të saj, pasi një sulm ajror ndaj një spitali të organizatës ‘Mjekët pa kufij’ në Afganistan i ka marrë jetën 42 personave vitin e kaluar.
Pentagoni ka pranuar se klinika ishte sulmuar gabimisht, por asnjë ushtar nuk do të përballet me akuza penale. AP ka raportuar se sanksionet, të cilat nuk janë bërë publike, kanë qenë kryesisht administrative, transmeton Gazeta Express. Disa prej ushtarëve janë qortuar formalisht, përderisa disa të tjerë janë suspenduar.