Sado që mund të duket si paradoks, fakti është që dhjetëra fermerë në qarkun e Korçës, të cilët kanë kultivuar nga kulturat më tradicionale të kësaj zonë, siç janë qepa dhe patatja, kanë stok sasi të konsiderueshme të këtyre kulturave të pashitura.
Nuk bëhet fjalë vetëm për fermerë të vegjël, por edhe ato të mesëm dhe të mëdhenj janë në të njëjtën situatë. Sipas tyre, shkak kryesor janë kulturat e njëjta bujqësore që vijnë nga importi me çmime më të lira, pasi në vendin tonë kostot e plehrave kimike dhe shërbimeve janë mjaft të larta, duke rritur edhe çmimin e kulturave bujqësore.
Në fushën e Maliqit janë me qindra hektarë që mbillen me qepë dhe patate. Edhe pse këto kultura njihen për cilësitë e tyre në këtë zonë, tregu duket se i ka skarcuar, duke ndikuar edhe në të ardhurat e fermerëve dhe vazhdimësinë e aktivitetit të tyre.
/f.s