Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë me gazetarët pas takimit me liderët e Ballkanit në Shkup.
“Sot nëse ne do të kishim bërë të gjitha gjërat që duhej të kishim bërë, sot do të ishim gati. Nuk jemi gati se kemi humbur kohë e harxhuar energji duke u marrë me terminologji.. jo po ky proces është tjetër dhe ai tjetër…që janë rezultat i mungesës së vizionit të përbashkët të 6 vendeve… ‘ deklaroi Rama.
Rama foli dhe për Darkën me Vuçiç e Kurtin.
“Këtu nuk ka asgjë personale. Është hera e parë që jam në një darkë bashkë me të dy. Nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjetër, veçse u bë një komunikim poziitv me të gjithëve. Ky format këto kërkesa që ka sot BE, nga të gjithë ne, për të na dhënë mundësinë q ëtë marrim shumë më tepër mbnrapsht në aspektin ekonomik, flasin vetë për atë që më ka rënë goja”
Tirana do të jetë ndalesa e dytë e këtij takimi që u mbajt sot brenda shkurtit. Ndërkohë që pritet të ketë dhe një samit me liderët e rajonit në Tiranë
“Do përgatisim samit në Tiranë për Ukrainën në mbështetje të saj! Do kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Në atë hark kohor të kemi takimi tjetër me liderët e rajonit me përfaqësuesit e sotëm. Bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit”
/f.s