16-vjeçarja që prej dy vitesh kishte një raport intim me mjekun Dervish Hasi, u njoh me të nëpërmjet gjyshes.
Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja Anila Hoxha tregoi detaje nga hetimet për 42-vjeçarin që akuzohet për “trafikimin e të miturve dhe pornografi”. Sipas gazetares, e mitura nisi kontaktet me mjekun kur gjyshja e saj po kurohej në spital.
“16-vjeçarja ishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14 vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”.
Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.
/f.s