Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar.
“Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë të eksplorojë shtete vende të ndryshme. Shqipëria i ka të gjitha”.
Areej thotë se po përshtatet shumë mire me Tiranën ku ka ardhur verën e kaluar.
Në pak kohë që ndodhet në Tiranë, e reja thotë se mikpritja e shqiptarëve e ka bërë të ndihet si në shtëpinë e saj.
Teksa është duke i eksploruar të gjitha, ushqimin e saj të preferuar nuk heziton të na e tregojë.
Vendlindja i mungon, por rikthimin tani për tani nuk e mendon.
“Më mungojnë ishujt Filipine vërtet. Kultura, koha dhe familja. Por këtu gjeta miq, që i kam si familje. Për momentin nuk e mendoj që të kthehem, vetem për pushime do shkoj”.
Dashuria që i japin fëmijët e bën ta dashurojë profesionin e mësueses, dashur të cilën e ka trashëguar nga nena e saj
“Gjithmonë kam dashur të behem mesuese, nëna ime ka qenë mësuese, kështu që e kam pasur në gjak. Është një ndjesi krejt ndryshe, që merr nga fëmijët që mësojnë nga ty dhe të degjojnë, në një fare menyre rriten me ty. Është një lloj tjetër kënaqësie që merr”.
Para se të vinte në Shqipëri 25 vjeçarja filipineze ka nisur të japë mësim fillimisht në vendin e saj, e më pas në dy shtete skandinave Norvegji dhe Danimarkë.
/a.r