Nesër në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke filluar nga ora 11:00, do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions League dhe Europa League.
Shorti do të jetë i lirë, çka mund të sjellë përplasjen e skuadrave nga i njëjti vend, sidomos nga Spanja, me tri skuadra në secilin prej kompeticioneve, ndërkohë që edhe Gjermani ka dy në Champions, Bayern e Wolfsburg.
Skuadrat e kualifikuara janë:
Champions League – Barcelona, Bayern, Real Madrid, Atletico Madrid, Manchester City, Paris SG, Benfica, Wolfsburg.
Europa League – Sevilla, Villareal, Athletic Bilbao, Borussia Dortmund, Liverpool, Shahtjor, Sporting Braga, Sparta Praga.