Sporting Braga ishte skuadra e vetme që arriti të përmbyste humbjen e takimit të parë, teksa mundi 4-1 Fenerbahçen. Në Stamboll, turqit kishin fituar 1-0, ndërkohë që pjesa e parë sot u mbyll në barazim 1-1. Tre gola të portugezëve pas pushimit, përballë turqve me 10 lojtarë, sollën kualifikimin, ndërkohë që Fenerbahçe mori edhe dy kartonë të kuq në fund të lojës.
Dortmund e Tottenham shënuan nga një gol në pjesën e dytë, duke fiksuar rezultatin 1-2 dhe kualifikimin e gjermanëve, vulosur që në pjesën e parë.
Shahtjor arriti fitoren e dytë kundër Anderlehtit, me golin e minutës së fundit.
Sevilla fitoi lehtësith 3-0 me Basel dhe Liverpool barazoi 1-1 me United në Old Trafford, duke kaluar më tej.