Prania e Fatmir Mediut në delegacionin e Lulzim Bashës në SHBA, duket se i ka sjellë jo pak probleme këtij të fundit.
Tema shkruan se takimi me ndihmës zëvendës-sekretaren për Evropën, Viktoria Nuland është bërë pa dëshmitar.
“Takimet e sotme në Uashington dhe sidomos takimi me ndihmës zëvënds-sekretaren për Evropën, Viktoria Nuland, e ka detyruar atë të tërhiqet nga skema e cila Berisha tentoi të diktojë në axhendën e tij në Uashington. Mes shantazhit socialist “reformë, ose zgjedhje”, dhe shantazhit të Berishës, “zgjedhje, pastaj reformë”, Basha është detyruar të pranojë qëndrimin alla Zhvejk, se duhet bërë “edhe reforma, edhe zgjedhjet”. Një njeri në hall s’ka si flet ndryshe,” shkruan Baze.
“Por, ajo që bie në sy në takimin me zonjën Nuland, është fakti se Basha nuk ka mundur të marrë dot me vete Fatmir Mediun, dhe për shkak të tij, asnjë prej anëtarëve të delegacionit, duke ja vështirësuar ndjeshëm tashmë shpjegimin e tij, se çfarë i ka sugjeruar zyrtarja e lartë amerikane.
Takimi është zhvilluar pa dëshmitarët që Berisha i dha me vete, dhe pa Mediun, duke e lënë në dorë të Bashës të interpretojë atë mesazh politik që mori” thotë Baze.
Nga komunikimi publik, duket se Basha është detyruar të flasë për nevojën e “reformës para zgjedhjeve”, çka është dështim i axhendës për shtyrje të “reformës pas zgjedhjeve”, siç vazhdon të pretendojë Berisha.
Tema