Policia e Pukës ka arrestuar sot shtetasin Kastriot Gega, i dënuar me 5 vite burg. 49-vjeçari është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.
Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
/a.d