Teksa dje u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, situata sot duket më e qetë.
Sipas informacioneve që përcjell gazetari Senad Nikshiqi, në territorin e kësaj bashkie ka nisur puna për hapjen e rrugëve të njësive administrative.
Ndërkohë 2 mjete të Ministrisë së Brendshme, kanë mbërritur në këtë bashki për të bërë të mundur hapjen e rrugëve të bllokuara. Fillimisht do të pastrohet rruga e Iballës dhe me pas do të fillojë puna për pastrimin e rrugëve rurale që lidhin qendrat e njësive me fshatrat.
NJOFTIMI
Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:
1. Bashkia Shkodër:
– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.
– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike
2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht.
3. Bashkia Vau Dejës:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.
4. Bashkia Pukë:
– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.
/a.d