Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe njëherazi bashkëkryetar në komisionin për Reformën Zgjedhore, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar zhvillimet rreth punimeve për reformën.
Alibeaj u shpreh se finalizimi i Reformës Zgjedhore është interesi i gjithë opozitës pavarësisht ndarjeve të saj, ndërsa theksoi se ky është i vetmi komision ku barazia e forcave është e vendosur si rregull.
Sipas tij kryeministri Rama dhe partia e tij ka interes që të mos e bëjë reformën, ndërsa shtoi se sipas rregullores çdo produkt që do votohet aty duhet të kalojë nga komisioni i reformës zgjedhore, pra pa veprimtari të njëanshme nga mazhoranca.
I pyetur se nëse ai do të ishte një përfaqësues i shumicës cili do të ishte interesi i tij, Alibeaj u shpreh se “nuk do ta bënte reformën fare”.
Alibeaj: Mbledhja e fundit e komisionit të Reformës Zgjedhore është mbyllur me fjalët e Gjiknurit që tha “për ne nuk ka asnjë lloj mundësie të bëjmë reformë, ligji mirë është për ne” dhe ka të drejtë në aspektin e vetë.
Vijon të mbetet interes i gjithë opozitës, pavarësisht rrymave në PD, që ne të jemi aty. Është i vetmi komision ku barazia e forcave është e vendosur si rregull. Pra opozita nuk është pakicë, ka të njëjtën forcë. Dje shqiptarët e panë se komisioni nuk u mblodh, jo pse nuk shkova unë, por është një skenar për të bllokuar zhvillimin e komisionit.
I patë daljet e eksponentëve të lartë të PS që fërkojnë duart se kjo reformë nuk po ecën. Ditë pas dite po bëhet e qartë se skenari i Ramës është të bëjë pazarin e radhës. Ai ka interesin e parë të mos bëjë reformën.
Çfarë ju bën ju optimistë se kërkesat tuaja do të plotësohen?
Alibeaj: Sipas rregullores së parlamentit çdo produkt që do votohet aty duhet të kalojë nga komisioni i reformës zgjedhore, pra nga konsensusi mes pozitës dhe opozitës. Rama e ka detyrim politik nga të gjithë faktorët që çdo produkt i reformës zgjedhore do të kalojë nga komisioni, pra nuk kalon dot në mënyrë të njëanshme.
Flitet për një pazar të mbyllur mes Bashës dhe Ramës për reformën. Nëse ju do të ishit përfaqësues i shumicës çfarë interesi do të kishit për reformën?
Alibeaj: Nëse do të isha i shumicës nuk do ta bëja reformën fare. Kjo shumicë ka krijuar një sistem të tillë dhe do të bëja ndonjë pazar të vogël me dikë nga opozita. Përderisa ka arritur historia e pazarit në veshin tuaj, ka zero shans Edi Rama me të vetët të marrë një sistem zgjedhor ku të marrë mandate të pamerituara duke shkelur primin. Propozimi ynë si PD, ai i Shqipërisë një zonë zgjedhore, në vetvete ka disa elemente. Sistemi që kemi sot, i jep PS-së 5 deri në 6 mandate që nuk i meriton./m.j
edvin k/hajduti maskaraj me i malle,nga viti 1992 e deri me sote,eshte ne konkurence me 2 monstrat ate te vicidolit e ate te cepanit.Kta shkatrruan vendin e popullin fukara te coroditur.
Nderro kandarin vella se te peshoka gabim!