Deputetja e PD, Oriola Pampuri u shpreh sot në “Opinion” në News24, se ‘aksioni’ i grupit tjetër të opozitës, nuk ka sjellë asnjë përfitim, por ka bërë që qeveria të miratojë e qetë vendimet që ka dëshiruar.
“Jo vetëm që nuk arrite por i dhe hapësirën mazhorancës për të kryer çdo gjë që ata donin. PD ka disa rregulla të veta, dhe ata që sot kërkojnë këtë nuk janë pjesë e grupimit të PD, por pjesë e Grupit Parlamentar.
Ata nuk e dinë kë kanë kryetar partie… Ai as nuk mund të ishte as kreu i grupit parlamentar, sepse ka qenë sekretar i përgjithshëm”, tha ajo duke iu referuar Gazment Bardhit.
E pyetur nga gazetarja Ola Bruko, nëse do t’i bashkojnë votat me mazhorancën, Pampuri u shpreh: Për këtë rast duhet të jeni të sigurt për një gjë. Nëse ne na plotësohen propozimet tona dhe nuk votojmë, atëherë jemi të çmendur. Nëse nuk na plotësohen kërkesat tona, si mund të votoj unë?
Por si e komenton ajo dekretimin nga Presidenti për ligjin e Komisioneve Hetimore Parlamentare?
“Ajo që bëri Presidenti dje tregon se jemi në shkallën që nuk e kapërcejmë dot qe Presidenti është i pavarur nga qeveria dhe merr vendim vetë”, tha Pampuri./m.j