Jaser Shabaj, i shpallur në kërkim nga policia pas zbulimit të arsenalit të armëve, ishte i përgatitur dhe kishte njohje në fushën e IT dhe në përgatitjen e montimit të eksplozivëve.
Sipas burimeve 2 vëllezërit nga Shkodra përdornin disa banesa në Tiranë, pjesën më të madhe të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në punishte të prodhimit të eksplozivëve.
Unifromat blu kanë gjetur prova të shumtë gjatë kontrolleve të kryera brenda këtyre ambienteve.
I arrestuari, Jesar Shabaj ka mohuar të ketë lidhje me eksplozivët, por provat e policisë tregojnë të kundërtën.
Dyshimet e hetuesve janë se vëllezërit i prodhonin për t’i shitur tek një grup kriminal në Shkodër.
Hetimet e policisë zbuluan se dy vëllezërit merreshin me montimin e lëndëve plasëse, teksa gjatë kontrolleve të kryera gjetën mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distance, të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore.
Lëndët eksplozive dyshohet se shiteshin dhe përdoreshin nga grupet kriminale në ngjarje mafioze.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar celularin e vëllait të arrestuar, “zbërthimi” i të cilit mund të japë indicia mbi ngjarjet kriminale që ishin planifikuar të kryeheshin.
/a.r