Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje një shkrim të gazetës së njohur italiane “Corriere Della Sera” lidhur me turizmin në vendin tonë.
Përmes një postimi në “Facebook” Rama shprehet se Shqipëria përshkruhet si një surprizë në zbulim e sipër në artikullin e “Corriere Della Sera” duke përmendur edhe faktin që gjatë vitit 2023, italianët shënuan rekordin e 950 mijë vizitorëve në Shqipëri.
“Me disa prej plazheve më të bukura në Mesdhe, qytete të pasurisë botërore në UNESCO, site arkeologjike dhe Tiranën plot jetë e në zhvillim të vazhdueshëm, Shqipëria përshkruhet si një surprizë në zbulim e sipër në artikullin e “Corriere Della Sera”, gazetës së mirënjohur që kthehet në udhërrëfyesen besnike të turistëve italianë nëpër #Shqipërinëturistike Në vitin 2023, italianët shënuan rekordin e 950 mijë vizitorëve në vendin tonë.”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.
/a.r