Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj zërave brenda Partisë Demokratike, që e akuzojnë se nuk përfaqëson opozitën në këtë proces.
Në një konferencë për mediat, ai theksoi se është i votëbesuar nga Partia Demokratike, ndërsa përsëriti thirrjen ndaj kolegëve të tij për të ofruar ide më të mira sa i përket realizimit të reformës zgjedhore.
“Unë kam votëbesimin e PD, që do të thotë sa kohë që PD, kjo seli, të mos ketë besimin tek unë, por absolutisht unë jam nbga ata që e kam bërë publike edhe në raste të tjera se nuk mbajë gjëra të pamerituara, por megjithatë ajo që ka rëndësi është nuk është votëbesimi apo ndryshimet e shijeve që mund të kemi me njëri-tjetrin, por ccfarë i ofrojmë ne shqiptarëve, cila është oferta për shqiptarët. Oferta është kjo, listat e hapura, ta zgjedhin ata apo ta ndëshkojnë ata”, tha ai. “Nëqoftëse do të ketë ide, draft, propozime të cilat janë shumë më mirë dhe në publik janë më të pëlqyeshme absolutisht tërhiqemi ne dhe pranojmë ato të secilit anëtar të PD”, tha ai.
Alibeaj ndau edhe katër çështjet kryesore që Partia Demokratike parashtron si të domosdoshme për këtë proces, listat e hapura, vota e barabartë, votimi elektronik si dhe vota e diasporës.
/f.s