Pak minuta para nisjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët që mbështesin Gazment Bardhin dhe Sali Berishën kanë vendosur që ta bllokojnë këtë komision.
Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar para se të niste orari zyrtar i nisjes së këtij komisioni në ambientet ku do të mbahej Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Albana Vokshi i ka zënë vendin Damina Gjiknurit, ndërsa Lindita Metalikaj i ka zënë vendin Enkelejd Alibeajt.
Grupi parlamentar i PD është i vendosur për të mos njohur komisionin aktual të Reformës Zgjedhore, ku bashkëkryetarë janë Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Më herët, ata kanë kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke vendosur në krye Oerd Bylykbashin.
Kjo kërkesë është rrëzuar në parlament nga mazhoranca, e cila ka vendosur që për Reformën Zgjedhore të bashkëpunojë me grupin e Lulzim Bashës.
Sjellim në vëmendje se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot për herë të parë pas 2 vitesh.
/a.r