Megi Doçi është zyrtarisht futbollistja më e re e Galatasaray. Pas shumë vitesh dominimi absolut në futbollin e femrave në Shqipëri, 27-vjeçarja ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar tek gjigantet turk.
Lajmin e dha vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një video, e prezantoi Doçin si afrimin e fundit të skuadrës.
Në kampionatin shqiptar ajo nuk njihte rivale, shënoi më shumë se 700 gola dhe fitoi 10 tituj kampion si asnjë tjetër në histori.
“Është një nder për mua të vesh këtë fanellë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions League“, tha mes të tjerash Megi Doçi.
Galatasaray @petrolofisi’ne hoş geldin Megi Doci! ❤️ pic.twitter.com/5GOblYt2jM
— Galatasaray Petrol Ofisi Kadın Futbol Takımı (@kadinfutbolGS) January 17, 2024
/f.s