‘Lista e Zezë e Shteteve të Bashkuara është një mesazh të cilin duhet ta kuptojnë të gjithë politikanët e zgjuar’. Eksperti amerikan i politikës së jashtme, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Eduard Joseph, e përshkruan këtë nismë të Uashingtonit si një hap tejet domethënës, i cili, sipas njohësit të mirë të situatës në Ballkan, nuk duhet të përjashtojë asnjë person të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.
Në një intervistë për “CivilMedia”, Joseph u pyet lidhur me pjesën e listës së zezë të lidhur me Maqedoninë Veriore, listë kjo së cilës së fundi iu shtua dhe një përfaqësues tjetër i komunitetit të biznesit. Ai u shpreh se është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe se në të ardhmen në të do të jenë edhe politikanët e dikurshëm apo aktualë.
“Që dikush të jetë në atë listë të zezë, dikush që nuk ka qenë vetëm politikan, por edhe ish-zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish-zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të lartë se një ish-zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër.
/f.s