Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit.
Në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën është bërë një krahasim me rastin e Fredi Belerit i cili kërkon leje që të dalë nga qelia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj ka treguar dhe rastin e tij kur u arrestua në 2001 për të bërë një krahasim me Berishën. Sipas tij ish kryeministri nuk ka asnjë shans që të shkojë në parlament.
“Berisha e ka bërë këtë kërkesë sepse e di që nëse nuk merr pjesë për 6 muaj në parlament humb mandatin e deputetit”.
Kështu deklaroi në emisionin “Repolitix” në Report Tv anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj teksa ka komentuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës që ky i fundit të lejohet që të marrë pjesë në seanca plenare në Kuvend ndërkohë që është në arrest shtëpie për aferën Partizani.
/f.s