Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker përshëndeti sot vendimin rus për të tërhequr shumicën e kontigjentit të saj ushtarak në Siri, duke vlerësuar se kjo mund të reduktojë numrin e refugjatëve që përpiqen të shkojnë në BE.
“Përshëndes iniciativat e marra nga krerët rusë për t’u tërhequr nga Siria, kjo mund të reduktojë numrin e refugjatëve që përpiqen të vijnë në Evropë”, tha Juncker, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Rusia do të tërheqë shumicën e kontigjentit të saj ushtarak në Siri, të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, brenda tre ditësh, njoftoi sot komandanti i forcave ajrore ruse, Viktor Bondarev.