Ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion”. Ai foli për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe u shpreh se ka ardhur koha që të mos bëhet i njëjti gabim si në vitin ’90.
Blendi Gonxhja: Mendoj që ka ardhur koha mos ta bëjmë të njëjtin gabim. Siç nuk bëmë një katarsis në vitin ’90 dhe ne luftuam shumë, u thyen dyert e akademisë, njerëzit donin të dëgjonin të vërtetën. Dhe siç nuk u bë katarsis në ’90 ne nuk mund ta bëjmë gabimin që për shkak të konjukturave, për shkak të të qenit politikisht korrekt gjithmonë ne të bëjmë gabimin që mos ta ndajmë shapin nga sheqeri. Duhet të themi ca gjëra të vërteta që shiko, kjo politikë veprimi, kjo mendësi çon në përplasje, kjo çon në konfliktualitet, kjo çon në lënien e vendit të fundit në radhën e prioriteteve. Kjo gjë duhet thënë. Ka ardhur koha të thuhet.
Blendi Fevziu: Secili duhet të shohë përgjegjësinë e vet, jo të shohë përgjegjësinë tek tjetri?
Blendi Gonxhja: Po, por ama kjo duhet ndarë. Mendoj që tashmë mund ta kthej tek tjetra, që ato gabime që pazgjuarsisht bëmë shpesh, shumë nga protagonistët që ndikuan shumë tek fatet e vendit, dhe ku këtu kryesori për mendimin është drejtuesi i Partisë Demokratike që sot e kësaj dite ngjiret në dritare duke mos pyetur as për komshinjtë.
Blendi Fevziu: Edhe njeri me kontribute të mëdha gjithsesi se kur flet për kontribute duhet ti pranosh dhe kontributet.
Blendi Gonxhja: Jo, jo! Dhe këtu unë kam ikur më 15 Janar, këtu respekt për Ramën që ka ikur që me 1 Janar.
Blendi Fevziu: E përzunë në fakt.
Blendi Gonxhja: Jo nuk e përzunë. Rama erdhi, ne e ftuam. Erdhi dhe tha me këtë që shoh në tavolinë, me këtë drejtim tavoline, me këtë mendësi, me këto personazhe që tavolina ka, faleminderit.
Blendi Fevziu: Dhe Pashko i tha, po ke mendje tjetër ik bëj partinë tënde.
Blendi Gonxhja: Dhe gaboi. Gaboi shumë. Të gjithë ne që mund të kemi përzënë njerëz ose që nuk i kemi dëgjuar, kemi gabuar. Unë nuk kam ikur se nuk kam dëgjuar njeri, kam ikur sepse duhet të bëja një qëndrim publik ndaj asaj derexheje të Partisë Demokratike në fillim. Faktet më vonë më kanë dhënë të drejtë mendoj unë për dhunën brenda PD, përzënien e të gjitha mendjeve të lira dhe të mira të PD. Shqipëria përktheu pasta standardin demokratik të PD-së. Qeveria e PD-së përktheu standardin demokratik të PD-së që ishte doën, që ishte përtokë.
/a.r