Ishte dhjetori i vitit 1998, kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko.
Pas shumë përplasjesh në distancë kryeministri, Pandeli Majko dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 22 dhjetor të vitit 1998 i dhanë dorën njëri-tjetrit në takimin për grevën e urisë së studentëve si dhe për çështjen e Kosovës.
Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” në Report Tv është ndalur te ai takim duke zbardhur për herë të parë bisedën sekrete që që është zhvilluar. Nisur nga fakti që Millosheviç po niste spastrimin etnik në Kosovë, Vangjeli thotë se Berisha u vu në dijeni për atë se çfarë po pritej të ndodhte në Kosovë ndaj iu kërkua që të bëheshin bashkë.
Fjala e Vangjelit
Kur ndodhën ngjarjen e shtatorit me vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ajo cila gjerësisht më pas u konsiderua grusht shteti, rrëzimi i një qeverie socialiste nga Fatos Nano, ardhja në pushtet e dyshes Majko- Meta dhe në dhjetor studentët ishin ngujuar në një grevë urie në qytetin studenti ndërkohë që në javët e para, ose më saktë në javën e dytë të dhjetorit 98, kjo mund të tingëllojë si diçka që do të vijë nga filmat kishte ardhur njoftimi në Tiranë se serbët kishin planifikuar që të kryenin operacionin e spastrimit etnik në pranverën e vitit të ardhshëm. Ajo që pasoi në atë kohë ishte largimi i studentëve nga greva e urisë me ndërhyrjen e policisë madje dhe me një truk pas 25 vjetësh këto gjëra mund të thuhen, u hap fjala se mund të kishte dhe akte terroriste dhe për të mbrojtur dhe jetën e tyre ndërhyri policia për ti nxjerrë jashtë.
Në datën 28 dhjetor zhvillohet takimi i parë mes kryeministrit dhe zv kryeministrit të kohës zotit Majko dhe Ilir Meta me Sali Berishën të shoqëruar nga Genc Pollo në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë. Ndryshe nga sa është thënë e komentuar unë mund t’ju citoj vetëm një frazë, zotit Berisha në cilësinë e ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit iu vu në dijeni se çfarë po pritej të ndodhte, fakti se çfarë do të duhej të përballonte republika e Shqipërisë dhe Kosova dhe iu kërkua se për hir të asaj që pritej të ndodhte me shqiptarët që më së fundi po identifikonim një armik përballë të bëheshim bashkë. Po ju citoj vetëm një frazë: “Dhe tani ato protestat është mirë që të mos bëhen. Shiko këtu, kupton apo jo demokracia”. Dhe atëherë përgjigja e dy socialistëve 30 vjeçar ishte: Nëse ju e bëni përsëri këtë ne do t’ju godasim”.
Dhe unë këtë ua them jo vetëm si dëshmitar. Më pas masakra e Reçakut ishte pika e zgjimit që e zgjoi perëndimin i cili ende kishte makthet e asaj që kishte ndodhur në Bosnje. Dhe këtu ngjarjet vijuar njëra pas tjetrës për të arritur deri në konferencën e Rambujesë. Roli i shqiptarisë i atyre komandantëve të dalë nga lufta ishte i jashtëzakonshëm. Shqipëria ishte një pikë uji me një ekuilibër kaq të brishtë që bëri që ekuilibri të rëndonte nga drita nga përparimi nga humanizmi te pavarësia e Kosovës.
Për fat të keq duke thirrur në apel gjakun e atyre martirëve që humbën jetën atje dhe në masakra të tjera, vuajtjet e pafundme të shqiptarëve që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre me dhunë e gjak me armë. Ne duhet të thërrasim në apel kujtesën tonë dhe të kuptojmë një gjë dramatike, përse në shqiptarët atë që e fitojmë me gjak e sakrificë në luftë e humbim nga marrëzia jonë në paqe. Qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë. Dhe kjo është për të projektuar Tiranën e Prishtinën e nesërme të 25 viteve të ardhshme të ndryshme nga kjo që është sot./m.j