Rithemelimin nuk e ndali as prania e ambasadorëve të huaj për të vijuar me skenarin e kaosit në sesionin e ri parlamentar. Gazment Bardhi tha se e përshëndet praninë e ambasadorëve në sallën e parlamentit por theksoi se nuk ishin njoftuar që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalë në seancë. I pyetur nëse i tremben përjashtimit nga Kuvendi pas kaosit që krijuan në këtë seancë, Bardhi tha se nuk kanë kryer asnjë akt dhune.
Si e komentoni praninë e ambasadorëve në Kuvend, a keni pasur kontakte me to?
Bardhi: E përshëndes prezencën e secilit prej ambasadorëve. Secili prej tyre ndryshe nga presidenti ka nxitur palët për dialog politik, i njihni deklaratat e tyre qoftë të ambasadorit Britani dhe qoftë të atij gjerman. Unë nuk takoj asnjë përfaqësues të vendeve mike as për ti dhënë këshilla e as për të marrë. S’kam marrë asnjë këshillë. Ata janë të shqetësuar që Shqipëria do të duhet të ketë një parlament funksional. Që parlamenti të bëhet funksional duhet të shkojmë te shkaku. Mos lejimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe zgjedhjet e lira.
Si mendoni se bëhet zgjidhja e konfliktit në parlament mes opozitës dhe mazhorancës?
Bardhi: Unë nuk sulmova presidentin. Sot presidenti u soll si i verbër sikur nuk e di se në Kuvend ka një konflikt mes mazhorancës dhe opozitës.
A i trembeni përjashtimit?
Bardhi: E drejta e protestës është e drejtë e garantuar nga kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Fjala e presidentit nuk ishte në rend dite. Ne nuk dinim gjë që presidenti do mbante fjalë. PS e dinte kurse grupi i PD dhe të opozitës në Kuvend nuk kanë pasur dijeni për fjalën e presidentit. Nuk ka kryer asnjë akt dhune në seanca dhe asnjë veprim që disiplinohet si shkelje nga rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë./m.j
Si mund te merer peng kuvendi I perfqsuesve te popullit nga diss jokers deputet qe vec te tulle nuk Jane ?Sa do te vazhdoje kjo loje e Piset ? Garda ne cdo parlament te BE ne rast kaosi te ndonje deputet i te kap prej keckash dhe te nxjerr jasht. Kush eshte ky Bardh api Nok qe nuk poet njeri ! Mjaft i ka duty at populli kete Lloyd soji
Partia Demokratike eshte ne faj.por mos na cani trapin me ambasadoret e huaj sikur Shqiperia nuk eshte shtet i pa varur dhe sovran.keta te huajte dhane urdher te carmatosej Shqiperia ne 2007 keta te huajte e kane fajin qe sot Shqiperia nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket dhe Serbia sjell ushtrine ne kufi keta te huajt e kane fajin qe se lejojne qeverin Shqiptare te presi para me makineri dhe tu japi bujqve suvencione dhe u boshatisen fshatrat iken te gjithe emigrante