Është anuluar fjalimi i presidentit Bajram Begaj para ligjvënësve të Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.
“I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Nikolla./m.j