Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në “arrest me burg” Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe me emrin Ben Çami.
Më herët ishte Gjykata e Durrësit ajo që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Por Shabani e kishte apeluar vendimin.
Ky i fundit ra në pranga pasi akuzohet se është organizator i trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë tre ditë më parë në doganën e Kapshticës, ku u sekuestruan 570 kilogramë hashash.
Si pjesë e këtij rrjeti, u arrestua edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkpunëtori tjetër Janaq Kaçeli.